Suedia eleminon kampionet, kalon Holanda

Suedi-SHBA u gjykua nga Stafani Frapart, Asllani në fushë për 82 minuta.

Kupa e Botës “Australi-Zelandë e Re 2023” luajti sot dy takimet e radhës me eleminim të drejtpërdrejtë.

Fillimisht Holanda kaloi 2-0 Afrikën e Jugut ndërsa më vonë Suedia dërgoi në shtëpi pas penalltive kampionët e botës në fuqi SHBA-në.

Në këtë takim mjaft emocionues nuk mjaftuan 120 minuta plot ankth teksa e gjitha përfundoi 0-0 për të shkuar te goditjet e 11-metërshave. Për nordiket gabuan Bjorn dhe Blomkvist, ndërsa për kampionet e Botës në fuqi gabuan Rapino, Smith dhe O’Hara.

Për tu shpallur fitues, nordiket në gjirin e të cilëve lun Kosovare Asllani u desh teknologjia pasi goditja e fundit nga Hurtig u ndal fillimisht nga portierja amerikane por pa efektin e plotë.

Në çerekfinale Suedia përballet me Japoninë ndërsa Holanda gjën Spanjën./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!