UEFA hap hetim për Tirana- Beshiktash

Trazirat e ndeshjes Tirana- Beshiktash me flakadanë sende dhe stola të thyer ndërsa sfida vonoi të startojë nga gjyqtari Stuart Atuell e ka shtyrë UEFA-n të nisë një hetim të plotë.

Lajmi është raportuar filimisht nga mediat turke me të dyja skuadrat që pritet të marrin gjoba e masa ndëshkimore për tifozeritë.

Ndonëse mbështetësit bardheblu qëndruan pasivë në start, episodet që rrodhën më pas mund të dëmtojnë edhe skuadrën kryeqytetase. Sipas raportimëve të mbrëmjes së ndeshjes, 14 tifozë u ndalën për incidente pas takimit…

Sidoqoftë, pala turke përfaqësuar nga klubi Beshiktash, pritet të marrë dënime më të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!