Tiranën e “ndez” Beshiktash

Incidente në tribuna para takimit, tifozët turq bëhën shkak për shtyrjen e ndeshjes për 14 minuta. Mjete piroteknike e stola të thyer duke i adresuar në fushë dhe te përkrahësit e Tiranës. Delegati dhe Suart Atueull komunikuan me UEFA-n. Priten gjoba të majme…

Tirana u eleminua nga skuadra turke e Beshiktash e cila kishte fituar sfidën e parë në shifrat 3-1 dhe arriti të fitonte edhe të dytën me rezultatin 0-2. Bardheblutë e nisën mirë takimin dhe dhanë maksimumin për të ngushtuar rezultatin e përgjithshëm.

Për skuadrën e Shehit mungoi goli dhe fati ditën e sotme, teksa si të mos mjaftonte kjo, kryeqytetasit vuajtën edhe dëmtimet e Selmanit dhe Deliut. Goli fatal erdhi në minutat e para të pjesës së dytë duke zbehur tërësisht shpresat e vendasve në “Air Albania”.

Një gol i dytë për miqtë që luanin me 1 lojtar më pak që nga minuta e 67′ mbylli llogaritë e këtij dueli të dyfishtë me turqit nga Stambolli.

Me Europën lan duart dhe Dukagjini që u eleminua nga Rijeka dhe Shkupi që nuk mundi të kalonte bullgarët e Levski Sofia.

Sakaq, do të vijojë garën Ballkani i Ilir Dajës i cili kaloi me rezultatin bindës 7-1 Larnen. Fitorja 3-0 në përballjen e parë dhe kjo e sotmja në shifrat 1-4 i japin të drejtën skuadrës nga Kosova të vazhdojë përpara në turin e tretë, ary ku e pret Linkoln Red Imps.

Ndërkohë Drita mundi të çonte ndeshjen në shtesë ndaj çekëve të Viktoria Plzen duke barazuar në limite, por një karton i kuq e më pas goli vendimtar për kualifikimin e miqve, lanë jashtë skuadrën nga Kosova.

Kështu në këtë pikë të UEFA Conference League vetëm Partizani, Ballkani dhe Struga nga shqiptaret do mund të vazhdojnë aventurën e tyre në turin e tretë të Conference League.

Conference League, kualifikuese:
Tirana – Beshiktash 0-2 (1-5)
Larne – Ballkani 1-4 (1-7)
Rijeka – Dukagjini 6-1 (7-1)
Drita – Viktoria Plzen 1-2 (1-2)
Levski Sofia – Shkupi 1-0 (3-0)/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!