Shorti në Nion, Partizani mëson rivalët e mundshëm

Është hedhur në Nion të Zvicrës me start në 14:00 shorti për fazën “play-off” të Conference League. Me sytë nga goglat ishin dhe Partizani, Ballkani dhe Struga për të njohur kundlrshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi.

Kështu, nëse të kuqtë do të kalojnë Valmieras të Letonisë, do të përballen me fituesen e çiftit Astana – Ludogorets.

Sakaq, Ballkani i Ilir Dajës do të gjejë në “play-off” Sherif Tiraspol ose BATE Borisov nëse skuadra nga Kosova triumfon në turin e tretë ndaj Linkoln Red Imps.

Për skuadrën e Strugës rivali del një mes Zrinjski ose Breidablik gjithmonë nëse maqedonasit arrrijnë të eleminojnë luksemburgasit e Suif Hesperange./S. Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!