Sfida e CL/Mbrëmje bardheblu, Tirana provon ndaj turqëve

Conference League: Tirana-Beshiktash (1-3) turi i dytë, ndeshja e kthimit në ‘Air Albania Stadium’ (20:00)

Nga Erga Kenga

Ndeshja historike e Tiranës me Beshiktash, në të kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, ka mbërritur. Bardheblutë, me gjasë të mbështetur nga shumë tifozë në tribunat e ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë, këtë të enjte me start orën 20:00, do të provojnë shanset e tyre për të thyer e ndoshta kaluar skuadrën e madhe turke.

Me shumë mundësi trajneri i Tiranës, Orges Shehi, do t’i luajë me të tijtë të gjitha shanset që ofron një përballje e tillë. Nisur nga humbja 3-1 në duelin e parë luajtur një javë më parë në Stamboll, ai pritet të hedhë në fushë grupin më të mirë në dispozicion.

Ishte vetë 45 vjeçari teksa dje para mediave tha se: ” Tirana do të jetë me disa ndyshime”- duke lënë të kuptohet se në mëndjen e durrsakut, vlojnë ide e skema të ndryshme por dhe emra që mund të ndyshojnë fatet e kësaj përballjeje aq të përgjegjëshme e delikate.

Trajneri më jetëgjatë te klubi historik shqiptar, pritet që sot të nisë pa Liridon Latifin dhe Kristal Abazajn, me Haxhiun e sulmuesin Kaina Nunjez titullar të cilët u dalluan në minutat e sfidës së parë. Sikundër dhe besimi ndaj mesfushorit Ardit Deliu, për më shumë fantazi e gjërësi në repartin e mesëm.

Për prapavijën, Shehi duket se do të jetë stoik pasi veç Selmanit në potë, dhe futbollistë si Najdovski, Hoxhallari e Përgjoni duken startues.

Në fakt, stafi teknik pret më shumë sot nga lojtarë si Jonuzi, Lushkja, Hila apo sulmuesit Hasani e Kaina. Kjo ndeshje do të gjykohet nga anglezi (40) Stuart Atuell.

Formacioni i mundshëm i Tiranës:

Selmani; Haxhiu, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni; Jonuzi, Hila, Deliu, Lushkja, Hasani, Kaina. Tr. O Shehi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!