Tirana ndez ‘Tiranën’, ndaj Beshiktash kërkohet magji

  • Tirana- Beshkitash, sfida e madhe e mbrëmjes në “Air Albania Stadium”. Bardheblutë e Orges Shehit përpara misionit (në kufinjtë e të pamundurës) për të kërkuar e shkruar historinë. E gjitha nis nga 3-1 e së vajtjes në Conference League, turi i dytë. Pritet përkrahje masive e tifozerisë kryeqytetase në tribuna…

Performanca pozitive e skuadrave shqiptare në Europë, duket se vjen nga turi i dytë kualifikues. Së paku për tre ekipet që dolën nga Champions League dhe rrugëtojnë në Conference League.

Partizani eleminoi me dy fitore Atletik d’Eskaldes (0-1 dhe 4-1) duke kaluar në turin e tretë me Valmerias të Letonisë me sfidën e parë që zhvillohet në transfertë (10 gusht).

Mbresëlënës kalimi i Strugës. Skuadra e teknikut Shpëtim Duro mundi dy herë një emër të madh të futbollit malazez. Ndaj Buduçnost 1-0 dhe 3-4 dhe tani radha e dy përballjeve me luksemburgasit e Hesperange.

Ballkani kaloi ndeshjen e parë Larne 3-0 ndërsa sot në Irlandën e Veriut (20:30), pritet të zyrtarizojë kalimin e turit. Për të vijuar me Driten e Gjilanit teksa befasoi jo pak me atë barazim ndaj Viktoria Plzen (0-0) në Republikën Çeke. Sot dueli i kthimit në Prishtinë në “Fadil Vokrri” (20:00).

Punë të madhe në këtë kthim po sot për Dukagjinin dhe Shkupin. Ekipi nga Klina do të luajë në udhëtim (20:15) duke nisur nga humbja 0-1 me Rijekën ndërsa Shkupi, e ka thuajse të pamundur të kalojë bullgarët e Levski Sofjes pasi e para shkoi 0-2 për rivalin e sotëm të tyre (19:00).

Po Tirana? ‘Short vrastar’. Beshkitash me konturet e një gjigandi në Turqi por me shumë gjasë konkurues i denjë dhe në nivele të elitës europiane, përballë sërish sot në të kthimit.

Pas 3-1 në Stamboll, mbrëmja magjike e ‘Air Albania Stadium’ ofron ndeshjen (20:00) më të madhe për ekipet shqiptare në këtë fazë të Conference League./ Isuf Myrtaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!