Teste/ Mbizotërojnë barazimet, Erzeni…

U luajt sot në Laç miqësorja mes Laçit dhe Kukësit. Shifrat përfundimtarë 0-0.
Flamurtari- Lushnja sipas asaj që ishte njoftuar më parë u ndeshën në Vlorë. Në këtë test rezultati fundor ishte 1-0 (pen) për vlonjatët. Lushnja humbi një penallti me Ledion Ruçon.
Test miqësor dhe Luzi 2008 – Besa në Luz të Vogël. Kjo ndeshje prodhoi nga një gol për secilën skuadër. Për kavajasit shënoi ish lojtari i Laçit, Alvi Mezani ndërsa për vendasit barazoi Karaj (1-1).
Miqësore: Erzeni mundet në ‘Tofik Jashari’ nga U19 Erzeni me shifrat 0-1 me një gol të shënuar nga Pjetri.
Në Kamëz sot Korabi mundi Burrelin 3-1. Dibranët konfirmojnë lajmin në rrjete sociale
Vedat Muriqi shënon në miqësoren e sotme për Majorkën. Në duelin miqësor me Sanderland, sulmuesi arriti të barazojë shifrat në të 47′ duke i dhënë rrugë barazimit final 1-1.