“Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë, të mërkurën kalendari për sezonin 2023-2024

Kalendari i kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024” dhe ai i “Kategorisë së Parë” 2023-2024 do të zbardhen këtë të mërkurë, teksa në ambientet e sallës së konferencave në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtyre dy kampionateve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për edicionin e 85-të të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe “Kategorisë së Parë” do të hidhet paraditen e së mërkurës, duke nisur nga ora 11:00.

Ashtu sikurse është bërë e ditur edhe më herët, kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024. Ndërsa kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të nisë më 2 shtator dhe të mbyllet më 8 maj.

Në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Ndërsa në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!