Inter barazon me Al Nasr, Asllani në fushë

Në turneun 6 ditor miqësor të Japonisë, Kristjan Asllani mesfushori kuqezi i Interit luajti për 45 minuta. Elbasanasi 21 vjeçar u hodh në fushë ndërsa luhej pjesa e dytë e takimit në Osaka mes Interit dhe Al Nasr duke performuar mjaft mirë.

Kjo miqësore me Ronaldo e Brozoviç te arabët (luajtën 45 minutat e para) dhe skuadrës milaneze ku spikati debutimi i ish anësorit të Juves Kuadrado përfundoi 1-1.

Nëse Inter e kishte sfidën e parë në tokën japoneze, Al Nasr arrin te barazimi i dytë. Dy ditë më parë Al Nasr barazoi 0-0 me PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!