Laçi fiton në Shkodër, Flamurtarin e kap errësira në Ballsh

Vllaznia -Laçi ishte sfida miqësore kryesore e skuadrave të Abissnet Superiore. Në Shkodër fituan bardhezinjtë e Stavri Nicës me një gol të Bajramajt dhe dy të tjerë shënuar nga Serxhio Ujka. Në stadiumin “Loro Boriçi”, vendasit shënuan fillimisht me Malën ndërsa në fund shkurtoi shifrat Dodev. Kryeziu (ardhur nga Kosova) ishte i afruari i fundit te Laçi.

Teuta mban lart moralin në Bullgari ku vijon të përgatitit prej ditësh. Sot në testin me kombëtaren e Kirgistanit, barazoi pa gola 0-0.

Bylis- Flamurtari në testin e sotëm në Adush Muça’ barazuan 0-0. E veçanta lidhet me minutazhin e këtij testi i cili shkoi deri te 70′. Një defekt i mjetit të Flamurtarit dhe udhëtimi me vonesë me makina private duket se ka qenë dhe arsyeja e ndalesës së takimit (nisi të bjerë muzgu). Të shtunën luhet në Vlorë testi Flamurtari- Lushnja

Nis mbarë Struga e Shpëtim Duros Ligën e Konferencës. Në turin e dytë (vajtje) kampionët e Maqedonisë së Veriut mundën në të vajtjes Buduçnostin 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!