Një ‘yll’ më pak, shuhet legjenda Vito

Një ‘yll’ më pak. Ky është lajmi i trishtë që vjen nga Flamurtari i Vlorës në rrjete sociale.

Klubi famshëm njoftoi këtë mëngjes si Anesti Vito, ish futbollisti legjendar i Flamurtarit në vitet 90-të është ndarë nga jeta pas një arresti kardiak.

Sulmuesi i lindur në 1971 (52 vjeç) me origjinë nga Dukati, numëron mbi 300 ndeshje në kampionat dhe Kupë ndërsa sipas statistikave, rezulton të jetë dhe njëri nga sulmuesit më me shumë gola te Flamurtari (pas Daniel Xhafës).

I afruar te Flamurtari nga ish trajneri Edmond Liçaj, ai u kthye shpejt në pikë referimi për vlonjatët ndërsa veç Flamurtarit ka veshur edhe fanellat e klubëve si Tirana, Albpetrol, Tomori dhe Bylis.

Vito ka fituar dy tituj kampionë. Një me Flamurtarin në vitin 1991 dhe një tjetër me Tiranën në 2000. ‘Sportiim.al’ i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes./ Moisi Dalipi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!