Duelet/ Tirana në Stamboll, Drita në Çeki

default

Pas tri fitoreve të së martës dhe të mërkurës nga Partizani, Ballkani dhe Struga, sot katër skuadra të tjera shqiptare do të luajnë fatet e ndeshjeve të para të turit të dytë në Conference League.

Në Stamboll, në stadiumin (42 590 vendesh) “Vodafonë Park” Tirana e Orges Shehit do përballët këtë mbrëmje në një duel të jashtëzakonshëm me bardhezinjtë e Beshiktash. Do të jetë gjermani Daniel Shlager ai që drejton sfidën e vajtjes Beshiktash- Tirana.

Ndërkohë në fushë nga ky tur nis dhe Drita e Gjilanit që drjetohet nga tekniku grek Akis Vavalis. Përballë do të ketë një tjetër emër të rëndësishm në kontinent siç është Viktoria Plzen (Çeki).

Dukagjini me Armend Dallkun në timon do luajë në këtë raund me Rijekën (në “Fadil Vokrri”) ndërsa Shkupi do të presë Levskin e Sofjes.

Conference League, turi i dytë (vajtje) për skuadrat shqiptare:

Beshiktash- Tirana 20:00

Vitoria Plzen- Drita 19:00

Dukagjini-Rijeka 20:00

Shkupi-Levski Sofje 21:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!