Zekiç: Jemi gati për sfidën me andorrianët

Skuadra e Partizanit prej dy ditësh në Andorra mbylli sot përgatitjet në stadiumin “Estadi Comunal Joan Samarra Vila” ku do të zhvillohet edhe ndeshja e vajtjes me vendasit e Atletic Club D’Escaldes.

Para kësaj ndeshjeje për raundin e dytë të Ligës së Konferencës ndërsa luhet të martën në orën 17:00, foli trajneri i të kuqëve Zoran Zekiç.

Zekiç:

Ndeshja e parë ndaj Atletik D’Eskaldes luhet në Andorra, ju favorizon kjo?
Jo nuk besoj. Ajo që është më e rëndësishme është që këtu duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të luajmë lojën tonë. Të tregojmë autoritet në ndeshjen e nesërme.

Si është gjendja fizike e skuadrës, e keni të gjithë grupin të gatshëm për nesër?
Sot do të zhvillojmë edhe seancën e fundit. Deri tani të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Kemi luajtur dy ndeshje dhe shpresoj që të mos kemi asgjë serioze për ndeshjen e nesërme.

Mendoni që kualifikimi në raundin tjetër do të vendoset në Tiranë?
Për këtë duhet të flasim pas ndeshjes së parë. Janë dy përballje për t’u luajtur, do të fokusohemi te ndeshja e nesërme. Kemi analizuar kundërshtarin gjatë këtyre ditëve. Nesër duhet të mendojmë për paraqitjen tonë dhe të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë gjatë ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!