Daja: Pres reagimin e skuadrës, Larne skuadër e fortë

Ballkani rikthehet të luajë në “Fadil Vokrri” ndaj Larne nesër nga ora 20:45, për të vajtjes së Conference League për turin e dytë.

Para kësaj sfide foli trajneri Ilir Daja i cili vuri theksin te rëndësia e kësaj përballje të parë.

Daja:

“Na pret një përballje e vështirë. Besoj që nesër para publikut tonë do mundohemi të bëjmë më të mirën që të kthejmë rezultatet pozitive. Për nga ana psikologjike mbetet nesër për t’u parë, kemi punuar shumë. Jemi eliminuar me një fitore dhe një humbje, pra me golaverazh dhe para një kundërshtari shumë të fortë. Nuk ka ndikim të madh eliminimi nga Ludogorets.

Do kërkoja nga grupi që të mos mendojmë fare për raundin e tretë. Fokusohemi tek ndeshja e nesërme, nuk e mendojmë as ndeshjen e kthimit në Irlandë. Do t’i përgjigjemi me lojën tonë, do t’i lëmë pak mundësi që ata të luajnë.

Kemi mundësi ta bëjmë këtë, por është ekip i vështirë. Sfida e nesërme nuk është e lehtë. Ne kemi armët tona të forta.Në letër nuk kemi kundërshtar të fortë, por në mënyrën se si luajnë tregon se janë mirë,mbrohen mirë.

Gjendja e futbollistëve?

“Thaqi ditën e parë pas kthimit nga Bullgaria zhvilloi stërvitje të diferencuar, Zyba ka filluar të rikuperohet ndërsa Gripshi nuk ka më probleme. Shpresojmë t’i kemi Gripshin e Zybën në më të mirën e tyre, por Armendin në optimale. Limaj ka 10 ditë që është bashkuar me grupin, nesër do jetë pjesë e ekipit, nëse na duhet, mund të luajë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!