Partizani e Tirana mësojnë rivalët e mundshëm në turin e tretë

Në Nion të Zvicrës janë përcaktuar edhe për turin e tretë të Conference League.

Partizani e Tirana kanë njohur rivalët e tyre të mundshëm në rast se do të mund t’ia dalin në raundin e dytë.

Nëse Partziani kualifikohet përballë Atletik Eskaldes, kundërshtari i radhës për të kuqtë do të jetë një mes Tre Pene të San Marinos dhe Valmieras të Letonisë.

Për bardheblutë e Tiranës, Beshiktashi nuk do të jetë aspak i lehtë por nëse do të kualifikohen i pret Zhelezniçar nga Bosnje – Hercegovina ose Neftçi i Azerbajxhanit.

Me rivalët e radhës është njohur dhe Ballkani i cili në rast se kalon Larne do të ndeshet me Linkoln Red Imps. Sakaq, Dukagjini gjendet përballë Torshavn ose Haverforduest në rast kualifikimi ndaj Rijekës.

Për Strugën e Maqedonisë do duhet të kalohet prova ndaj Buduçnost të Podgoricës për t’u përballur me fituesen e çiftit Nju Seints – Suift Hesper, ndërsa Shkupi gjen Hapoel Ber Sheva ose Panevezis nëse kalon duelin me Levski Sofia.

Përballjet e Conference League:

Sfidat e turit të tretë do të luhen më 10 dhe më 17 gusht

Tre Pene/Valmiera – Atletik Eskaldes – Partizani
Beshiktash/Tirana – Zeljeznicar/Neftçi

Ballkani/Larne – Linkoln Red Imps
Troshavn/Haverforduest – Rijeka/Dukagjini
Viktoria Plzen/Drita – Gzira Junajtid/Dudelanzh

Struga/Buducnost Podgorica – Nju Seints/Suift Hesper
Hapoel Ber Sheva/Panevezis – Shkupi/Levski Sofia. /Sara Gjidiaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!