Partizani në Andorrë, pas pak seanca përgatitore

Të gjithë me sy e veshë nga Andorra. Partizani i Tiranës pas udhëtimit mengjesin e sotëm drejt Tuluzës me çarter, e më pas me autobus, ka mbërritur në shtetin e vogël në veri të Spanjës dhe jug të Francës.

Të kuqtë me 25 korrik (të martën) në ‘Estadi Comunal’ me fillim orën 17:00, do të përballen me Atletik Eskaldes në të vajtjes së Conference League. Në këtë tur të dytë, kampionët e Shqipërisë, duken më të sigurtë për të kaluar pasi veç rivalit modest, ka në rozë dhe disa përforcime si Mateo Kocijan e Gjelbrim Taipi.

Skuadra pas pak, do të zhvillojë seancën e kësaj dite në 18:00, ndërsa një tjetër është parashikuar të kryhet të hënën. Më pas, skuadra e Zekiç do duhet të përballet ndaj vendasëve të martën në duelin që UEFA ka caktuar si arbiter uellsianin Robert Ian Jenkins./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!