Verstapen fiton Çmimin e Madh të Hungarisë

Të gjithë pas tij. Kjo frazë ka shoqëruar përgjatë gjithë këtij Botërori 2023 në Formula1 pilotin e Red Bull, Maks Verstapen.

Ndonëse sot ai u nis nga vendi i dytë, në pistën “Hungarioring” pas Hamilton me Mercedes teksa ‘u zgjua’ dje në prova zyrtare, sërish kampioni holandez në fuqi, arriti të vendosë rregull me prepotencë që në kthesën e parë.

Më pas, kreu i gjithi i Maks për të kryesuar i qetë e mbyllur i pari. Kështu lideri i botërorit, mori 25 pikë të radhës por dhe pikën e garës më të shpejtë në pistë duke u larguar shumë nga ndjekësit e klasifikimit të përgjithshëm.

Vendi i dytë për MekLaren të Lando Norris ndërsa Serxhio Perez, i nisur nga vendi i nëntë, arrin të ngjitet në podium me makinën tjetër të Red Bull.

Botërori kryesohet nga Verstapem me 281 pikë. Ndjek Red Bull-i i Perez me 171 ndërsa pason Alonso me 139 pikë.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!