Foden, “Lojtari i sezonit” në Premier League

Në vigjilje të ndeshjes vendimtare të nesërme Siti- Uest Hem (17:00, java e fundit), e cila mund të rikonfirmojë Mançester Sitin e tij në krye të kampionatit elitar anglez, Fill Foden ka marrë titullin prestigjioz.

Mesfushori sulmues anglez është votuar “Lojtari i sezonit” të Premier League 2023/24.

Një çmim i merituar për një lojtar që në moshën 23-vjeçare ka udhëhequr skuadrën e Guardiolës me gola dhe paraqitje të shkëlqyera: 25 gola në total, nga të cilët 17 në top turneun anglez.

Më herët ylli i Mançester Sitit dhe Anglisë, ishte kurorëzuar ‘Futbollisti i Vitit’ nga Shoqata e Gazetarëve të Futbollit në ishull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!