Boksi i ‘shekullit’, sot Furi- Usik në Riad

Tajson Furi- Oleksandr Usik beteja ‘shekullore’ e peshave të rënda në boks do të zhvillohet sot në Riad të Arabisë Saudite.Dueli me vëmendje globale parashikuar për në “Kingdom Arena” në Riad.

Për herë të parë pas shumë kohësh (Lennox Lewis e arriti këtë në vitin 2000) do të ketë një kampion absolut në kategorinë e peshave të rënda.


Kjo ndeshje fillimisht ishte planifikuar për në shkurt, por lëndimi i britanikut Furi ndryshoi planet dhe u vendos për këtë 18 maj 2024.

Kështu, Tajson Furi 35-vjeçar, kampion i WBC-së do të përballet me homologun e tij 37-vjeçar ukrainas, Usik. Ai mban rripat në WBA, WBO, IBF dhe IBO. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!