Superliga e Kosovës/ Ballkani pranë titullit, Gjilani ka një derbi

Me një pikë sot në Podujevë, Ballkani i Dajës, matematikisht do të siguronte titullin e tretë radhazi në Superligë.
Llapi do të presë sot Ballkanin, duel që mund të vulosë titullin kampion në Superligën e Kosovës.
Ballkani me dy ndeshje nga fundi kryeson me 72 pikë, katër më shumë se Llapi, Kjo ndeshje do të startojë në orën 15:00.
Ndërkaq në Gjilan, derbi i qytetit Gjilani- Drita. Skuadra vendase e Gentian Mezanit po lufton për të shmangur zonën play out dhe vetëm fitorja mban gjallë shpresat e klubit të njohur.
Java e 35-të, sot ora 15:00
Feronikeli 74-Dukagjini
Gjilani- Drita
Prishtina- Fushë Kosova
Llapi- Ballkani
Malisheva- Liria/ Sportiim.al/