Sprint në ‘shi’, Verstapen absolut

Dy nga tri garat Sprint të Botërorit 2023, bëhën të Maks Verstapen. Holandezi i Red Bull vijoi me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme edhe në pisten e SPA të Belgjikës.

Kampionit në fuqi, iu desh të luftonte në xhirot e para me Oskar Piastrin për fitoren finale për shkak të një gare që filloi në kushte lagështire e që pilotët duhej të futeshin në bokse.

Në fund podiumi i parë në F1, për Oskar Piastri, i cili përfiton nga situata kaotike në ‘pit lane’ për të konfirmuar punën e mirë të bërë nga MeKlaren.

Alpine i Pier Gasli ishte gjithashtu befasues pasi kapi podiumin e tij të parë me makinën franceze, duke përfunduar në vendin e tretë pas një strategjie të përsosur që e vendosi atë përpara Ferrari-t të Sainz.

Garë e pafat për Serxhio Perez, i cili u detyrua të tërhiqej pas një kontakti me Hamilton (i penalizuar me 5 sekonda). Gara zyrtare nesër (diel) me start orën 15:00.

Dhjetë të parët në garën Sprint:

  1. M. Verstapen (RED BULL)
  2. O. Piastri (MCLAREN)
  3. P. Gasli (ALPINE)
  4. K. Sainz (FERRARI)
  5. Sh. Leklerk (FERRARI)
  6. L. Norris (MCLAREN)
  7. L. Hamilton (MERCEDES)
  8. Xh. Rasëll (MERCEDES)
  9. E. Okon (ALPINE)
  10. D. Riçiardo (ALPHA TAURI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!