Alegri i shkarkuar, Skanavino i dorëzon letrat…

Mediat italiane raportojnë se trajner i përkohshëm i Juventusit deri në fund të sezonit do të jetë Paolo Montero

Masimiliano Alegri u shkarkua kërë pasdite nga Juventus. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardhezi me anë të një positimi në faqen e saj, ku jep edhe arsyet se pse morën këtë vendim.

Kryesore duket sjellja e pazakontë e Maks te përballja e Olimpico-s ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë.

Në letrën e përjashtimit të dorëzuar sot nga Mauricio Skanavino, CEO i klubit, ish-trajnerit të ‘Zonjës së Vjetër’ i është shtuar edhe akuza disiplinore.

Nga ana e tij Alegri, me avokatët e tij do të duhet të sigurojë mbrojtjen brenda 5 ditëve, në bazë të të cilit klubi do të vendosë se çfarë do të bëjë.

Juventusi ndoshta do të dëshirojë të ecë përpara dhe të përpiqet të kursejë diçka në lidhje me pagën që do t’i paguhet Alegrit deri më 30 qershor 2025 kur i përfundon kontrata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!