Hamilton ‘pole position’ në pisten e preferuar

Britaniku 7 herë kampion bote në Formula 1 Luis Hamilton, ka arritur pole position sot në pisten e ‘Hungarioring’ të Hungarisë.

Mercedesi i tij kishte dhënë përgjigje pozitive dhe në provat e djeshme ndërsa sot në sesionin e tretë, i’a doli të arrijë kohën 1′ 16” 609 duke lënë pas pikërisht kampionin e dyfishtë dhe kryesuesin e Botërorit 2023; Verstapen.

Kështu, rikthehet fort veterani me pole numër 9-të në Hungari dhe të 104 në karrierë. Ndërkohë Lando Norris dhe Oskar Piastri konfirmojnë ecurinë e fundit të ekipit të MekLaren në Hungari dhe janë kandidatë seriozë për podium. Paraqitje të mirë dhe për kinezin Zhou dhe finlandezin Botas (me Alfa Romeo Sauber).

Botërori pas 10 garave ( e Monzës është kançeluar) kryesohet nga Maks Verstapen me 255 pikë. Ndjekin Perez (156), Alonso(137) dhe Hamilton (121). /Sportiim.al/

Radha e nisjes nesër ( e diel) në orën 15:00

  1. L. Hamilton (MERCEDES)
  2. M. Verstapen (RED BULL)
  3. L. Norris (MCLAREN)
  4. O. Piastri (MCLAREN)
  5. G. Zhou (ALFA ROMEO)
  6. Sh. Leklerk (FERRARI)
  7. V. Botas (ALFA ROMEO)
  8. F. Alonso (ASTON MARTIN)
  9. S. Perez (RED BULL)
  10. N. Hulkenberg (HAAS)
  11. K. Sainz (FERRARI)
  12. E. Okon (ALPINE)
  13. D. Riçiardo (ALPHA TAURI)
  14. L. Stroll (ASTON MARTIN)
  15. P. Gasli (ALPINE)
  16. A. Albon (WILLIAMS)
  17. Y. Tsunoda (ALPHA TAURI)
  18. Xh. Rasëll (MERCEDES)
  19. K. Magnusen (HAAS)
  20. L. Sargeant (WILLIAMS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!