Partizani dominon Skëndebeun, merr biletën e finales

Final Four/ Gjysmëfinale
Partizani – Skënderbeu 1-0 (Bintsuka 47′)

  • Dominim i frikshëm i të kuqëve në 90′, të kuqtë e Shehit skuadra e parë finaliste në kërkim të titullit të 18-të kampion.

Partizani është skuadra e parë që konfirmon pjesëmarrjen në finalen e finaleve duke patur kështu mundësinë për të prekur titullin. Kjo pasi në gjysmëfinalen e parë të Final Four ia doli të kalonte Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0.

Dominim i të kuqve në “Air Albania” me 4 raste të patërta në 45′ por dhe në të dytën. Epërsia u përkthye dhe në shifra. Kryeqytetasve iu mjaftonte dhe barazimi për të shkuar në finalen e madhe por Bintsuka vulosi gjithçka në të 47′-tën duke shënuar pas vallëzimit të Rrapajt në zonë.

Nga ana tjetër Skënderbeu provoi të tregonte se ishte aty por korçarët nuk ishin në lartësinë e duhur për të surprizuar të besuarit e Shehit.

Kështu, është Partizani që pret tashmë fituesen e çiftit Egnatia – Vllaznia për t’u përballur në aktin final ndërsa Skënderbeu nuk sheh më nga titulli./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!