Superiore U19 / Bylis shpallet kampion, siguron “UEFA Youth League”

Bylis U-19 është zyrtarisht ekipi fitues i kampionatit “Abissnet Superiore” U-19 për edicionin 2023/2024, duke siguruar për herë të parë në histori edhe pjesëmarrjen në “UEFA Youth League”.

Ballshiotët u kurorëzuan kampion pasi u renditën në vendin e parë pas 26 javësh me 36 pikë të grumbulluara. Bylis U-19 siguroi 15 fitore gjatë këtij edicioni, ndërsa numëron edhe gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Sot u zhvillua edhe ndeshja e fundit e kampionatit për Bylisin U-19, e cila ishte në transfertë ndaj Partizanit U-19 në stadiumin “Arena e Demave”, që përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e titullit kampion nga FSHF, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi futbollistëve të Bylis U-19 trofeun e kampionit dhe medaljet.

Bylis U-19 do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione  “UEFA Youth League”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!