Vllaznia fiton por eleminohet nga Linfild, kalon Dukagjini…

Shkodranët largohen dinjitozë, Dukagjini me dy gola të Iljaza Zulfiut (ish Laçi) për herë të parë në turin e dytë

Përgatiti:Sara Gjidiaj

Vllaznia nuk ia del të kalojë irlandezët e Linfilld dhe mbetet në të parën e Conference League. Shkodranët kishin humbur sfidën e parë në transfertë në shifrat 1-3 teksa u munduan të paktën të barazonin rezultatin e përgjithshëm në “Loro Boriçi”.

Një gol i Balajt në minutën e 54′-të zgjoi disi shpresat, por kuqeblutë nuk mundën të bënin më shumë për të marrë atë që dëshironin në këtë përballje. Edhe rrugëtimi europian i shkodranëve mbyllet këtu për këtë sezon.

Sakaq, nga skuadrat përfaqësuese të Kosovës turin arriti ta kalonte vetëm Dukagjini, i cili pas fitores 2-1 në sfidën e parë. Skuadra e Dallkut fitoi edhe në të dytën me shifrat 2-3 duke u katapultuar në raundin e dytë ku i pret Rijeka. Gjilani ndërkohë u dorëzua në kthim ndaj Niederkorn dhe nuk do mund të vazhdojë më tej garën.

Nga Maqedonia e Veriut firmoset kualifikimi i Shkupit që u mjaftua me manitën e ndeshjes së parë dhe zgjodhi të pushonte në të dytën. Për Shkëndijën mbrëmje e hidhur, eleminohet me penallti.

Conference League, kualifikuese:
Vllaznia – Linfild 1-0 (2-3)

Europa – Dukagjini 2-3 (3-5)
Gjilani – Niederkorn 0-2 (2-4)

Shkupi – Hegelman 0-0 (5-0)
Haverfordvest – Shkëndija 1-0 (1-1) 3-2 pen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!