Është Tirana e madhe…

Conference League, kualifikuese:
Dinamo Batum – Tirana 1-2 (2-3) Kapanadzse 90’/ Lushkja 28′, Deliu 78′

Misioni kualifikim për bardheblutë e Tiranës është tashmë i realizuar. Kryeqytetasit ia dolën në transfertë përballë Dinamo Batum falë spektaklit të Lushkjes dhe Deliut.

Paqe në Tiranë në përballjen e parë me skuadrën nga Gjeorgjia dhe interpretim mjaft i mirë i nënkampionëve të Shqipërisë në ndeshjen e kthimit që u përkthye në këtë kualifikim të shumëpritur.

Festa filloi me Regi Lushkjan në minutën e 28′-të dhe u konkretizua me Ardit Deliun në të 78′-tën. Ish-mesfusha bardhezi vulosi në mënyrën më të mirë këtë duel për bardheblutë që janë tashmë në turin tjetër të Conference League.

Megjithatë, minutat e fundit ndezën drithërimat pasi vendasit mundën të ngushtonin shifrat në 1-2 dhe të rrezikonin mjaft por edhe në 8 minutat e shtesës gjithçka u administrua mjaft mirë nga Tirana dhe fitorja mbeti në duart e saj.

Për bardheblutë prova e radhës nuk do të jetë e lehtë pasi në pritje është skuadra turke e Beshiktash. Ndeshja e parë do të luhet në Turqi më 27 korrik prej orës 20:00./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!