Bomberat e skuadrave europiane “nën” akuzë, sot vulosin…ndeshjet

Tre skuadrat e Abissnet Superiore Tirana, Egnatia dhe Vllaznia sot të impenjuara me ndeshjet e kthimit të Ligës së Konferencës.

Fillimisht bardheblutë në orën 19:00 në Batum për t’u ndeshur me vendasit e Dinamos (1-1 e vajtjes në Air Albania Stadium) ndërsa më pas, në 20:00 radha e Egnatias në ‘Elbasan Arena’ për të sfiduar armenët e Ararat- Armenia (1-1 ndeshja e parë).

Në 20:45 sfida e fundit në “Loro Boriçi’ aty ku Vllaznia e Migen Memellit do duhet të luftojë fort për të përmbysur Linfild të Belfastit pas aktit të parë 3-1 për irlandezo- veriorët.

Radha e bomberave?

Shihni Redon Xhixhën i cili dje shënoi golin e dytë personal me Karabakun në Champions (dy të tjerë i shënoi vjet me Tiranën në Europë). Vështroni hapat dhe golat që vijnë nga Ernest Muçi me Legian e Varshavës.

Këtë vit te Tirana, Abazaj dhe Hasani nuk lanë gjurmë në sfidën e parë. Shehi pret kthesën e tyre. Pikërisht sot kur Tirana do të përballet me Dinamo Batum…

Aspak mirë Partizani me Kristian Mba. Nigeriani la shumë për të dëshiruar në dy takimet me BATE Borisov, shumë raste, 0 gola. Mjaft e zbehtë paraqitja e Grezdës në sfidën debutuese…

Ndërkohë, mirë duket se ka bërë vetëm Rafael Duamena me Egnatian. Sulmuesi ganez arriti të godasë në shenjë në të vajtjes me Ararat Armenia. Sot prova e së vërtetës për sulmuesin më të mirë në Superiore por dhe Kasën, talentin e padiskutueshëm të rrogozhinasëve.

Për të kaluar te Vllaznia e cila ka në gjirin e saj një bomber si Bekim Balaj. Edhe ish sulmuesi kuqezi, shumë larg formës së dikurshme. Sot Vllaznia ka më shumë se kurrë nevojë për aftësitë e tij para porte. Ora po afron…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!