Vllaznia sot në testin me Buduçnost

Vllaznia njofton në rrjete sociale se sot në mbrëmje do të zhvillojë një takim miqësor në ‘Loro Boriçi’. Shkodranët pasi luajtën dy ditë më parë në Conference League ende pa “mbrritur” do të zbresin në tapetin e impiatit të tyre teksa në program testi me Buduçnost të Podgoricës (20:00).

Rivali i ardhshëm i Strugës më 27 korrik Buduçnost(në Champions, nëse struganët kalojnë Zhalgiris) konsiderohet si rivali real për kuqeblutë përpara se ata të presin në 20 korrik Linfild për UEFA Conference League. Aty ku shkodranët e Memellit kanë misionin e përmbysjes së madhe të shifrave 3-1.

Hyrja sipas klubit do të jetë falas. Tifozët të mirëpritur vetëm në tribunën qëndrore. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!