Teuta nis me barazim, Skënderbeu- Voska Sport…

Teuta e re me Longon në timon, gjeti barazimin sot në testin e parë të zhvilluar me maqedonasit verior të AP Brera Strumica.

Ndeshja e zhviluar në Bansko ka përfunduar me shifrat 2-2. Te goli për durrsakët shkuan afrimi i ri Fili dhe më pas kuksiani Daci.

Klubi e pasqyron në profilin e tij zyrtar këtë test:

Brera Strumica 2-2 Teuta (Fili 44′ Daci 48′)

Teuta e mbyll në barazim 2-2 ndeshjen e pare miqësore përballë Brera Strumica. Në Bansko gjithcka mbyllet në barazim pavarësisht se rastet nuk munguan për ekipin e Teutes.

Tekniku i Teutës, hodhi nga minuta e parë, këta futbollistët : Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Peposhi, Gjumsi, Vila, Çyrbja, Fili. (U aktivizuan: Vata, Kurti, Muka, Damini, Gjinollari, Cejku, Boci, Tepshi, Arifi, Demiecani, Daci)”, shkruan klubi.

Ndërkohë u luajt në stadiumin ‘Skënderbeu’ ndeshja miqësore Skënderbeu-Voska Sport. Ajo u mbyll 2-0 për korçarët (Shaqe 17′, Rashica 25′)

Korçarët e paten test të parë me skuadrën nga Ohëri (e përbërë nga shumë shqiptarë) e ngjitur këtë edicion në Prva Liga të Maqedonisë së Veriut. Skuadra maqedonase luajti pak ditë më parë me Laçin në Ohër duke fituar 1-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!