Hila ‘bomber’, Tirana testi me Strugën

Miqësore: Struga-Tirana 1-2

U luajt në Ohër me start orën 17:00 ndeshja miqësore ndërmjet Strugës dhe Tiranës.

Pjesa e parë u ndal te barazimi 1-1 me bardheblutë që realizuan të parët me Ardit Hilën ne te 37′ ndërsa dy minuta më vonë Struga Trim&Lum barazoi në 1-1 me Bunjamin Shabanin.

Pjesa e dytë solli dhe një gol tjetër për Tiranën në të 68′ i realizuar nga Liridon Latifi, i pari me Tiranën që pas afrimit gjatë kësaj vere. Në fund ka dhe një karton i kuq për bardheblutë. Final 1-2.

Ky figuron takimi i tretë miqësor i Tiranës gjatë fazës në Ohër. Me Dukagjinin dhe me Ballkanin.Për Tiranën ky është testi gjeneral para ndeshjes me Dinamo Batum më 13 korrik për Conference League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!