Vllaznia mbërrin në Belfast

Vllaznia ka udhëtuar pasditen e sotme me një çarter drejt Irlandes së Veriut. Në progrm sfida ndaj vendasve të Linfild, në të vajtjes për “UEFA Europa Conference League”.

Nderkohë mësohet se ekipi i Vllaznisë i shoqëruar nga një staf i konsiderueshëm me drejtues e faktorë nga të gjitha hallkat e futbollit në Shkodër, ka mbërritur në Belfast dhe është akomuduar sipas axhendës së parajamëruar.

Është parashikuar një seancë stadiumin “Windsor Park”, pikërisht aty ku do të luhet ndeshja Linfild- Vllaznia me start orën 19:45 të së enjtes.

Kjo do të jetë përballja e dytë mes Linfid dhe një ekipi shqiptar. Katër dekada më parë, irlandezo- veriorët u përballën me Tiranën duke u eleminuar pas dy takimëve nga bardheblutë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!