Shehi: Jemi gati, lojtarët kanë eksperiencë europane…

Trajneri: “Vjet ishte histori tjetër, këtë vit është tjetër. Futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën”

Është radha e Tiranës. Skuadra shqiptare e Abissnet Superiore më e titulluara në vend, do të luajë nesër në ‘Air Albania Stadium’ me kaukazët e Dinamo Batum në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Përpara kësaj ndeshje të vajtjes, i shoqëruar nga Filip Najdovski, para mediave u shfaq trajneri i bardhebluve Orges Shehi.

Shehi:

Rivali? “Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit edhe ndeshjet më përpara, kemi një opinion për ta. Është një kundërshtar që meriton respekt.

Tirana? Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar, edhe pse nuk është kohë e mjaftueshme që lojtarët të njihen me njëri tjetrin, mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë, lojtarët që kanë ardhur kanë eksperiencë europiane.

Më duket e largët dita kur kam luajtur vetë, ne këtë vit kërkojmë të bëjmë maksimumin. Duhet të vlerësojmë detajet e vogla, kemi lojtarë që kanë prekur nivele të larta ashtu si unë. Shpresoj të bëjnë më të mirën, Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet, Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm, janë 100% të rikuperuar.

Presioni dhe objektivi? Presioni është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën, vjet ishte histori tjetër këtë vit është tjetër, ne do futemi në fushë me moralin lart dhe të bëjmë më të mirën, tifozë do të jenë të gjithë shqiptarët se të gjithë duan që klubet shqiptare të ecin sa më shumë.

Afrimet? Prurjet e reja mundohen të përthithin idetë e reja që ka trajneri, ju përmendët Kainën i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të virozëve, nuk besoj se ka ndonjë ndryshim të madh, e rëndësishme është vendosja. Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona, ka pasur rëndësinë e vet në skuadër.

Jam me idenë që flamujt e një skuadre duhet të mbeten gjatë aty. Ai ka pothuajse gjithë jetën tek Tirana.Klubi meriton respekte që arriti të përmbushë kërkesat e tij dhe Dokës, dhe është mirë kur vijnë futbollistë që e njohin ekipin dhe që i do tifozeria.Shpresoj të japin të njëjtin kontribut që kanë dhënë dikur. Përshtatja është gjëja kryesore, me ardhjen e tyre shtohet konkurrenca, por njëri luan sot dhe njëri nesër.

Në atë që unë mendoj është më e rëndësishme kur e nis nga stoli sepse ka mundësinë të ndryshoj ndeshjen se sa kur e nis titullar. Dënimet janë vetëm për ata që bëjnë faj, ne po dalim në fushë që të japim maksimumin tonë.E rëndësishme është çfarë do të prodhojë fusha e lojës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!