Zherard e tepron: Liga arabe bëhët më e mira në botë

Arabia Saudite vijon të “gllabërojë” futbollistë të nivelit të lartë por dhe trajnerë nga Europa. Stiven Zherard ndërsa kërkon të afrojë Abumejang te ekipi i tij Al Etifaq thotë se Liga saudite do të jetë shpejt ndër më të mirat në glob.

Ish trajneri i Rejxhers dhe Aston Vilës Stiven Zherard (43) thotë:

“Liga Saudite mund të bëhet një nga ligat më të mira në botë”. Legjënda e Liverpulit dhe Anglisë, aktualisht trajneri i ri i Al Etifaq, nuk ka dyshime për potencialin e ligës arabe:

“Të gjithë kemi ambicie të vazhdojmë ta rrisim këtë kompeticion. Klubi ka njerëz të shkëlqyer brenda tij, kur erdha këtu u ndjeva si në shtëpinë time”.

/Foto Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!