Kulibali, Al Hilal e bën të tijin, pritet zyrtarizimi

Gjithçka e kryer për kalimin e Kalidou Kulibali në Arabinë Saudite: ish-mbrojtësi i Napolit do të largohet nga Çelsi pas vetëm një sezoni. Pritet zyratarizmi nga Al Hilal

Aventurë e re në Arabinë Saudite për Kalidou Kulibali: Mbrojtësi senegalez ka arritur marrëveshje për t’u bërë lojtar i ri i Al-Hilal.Pritet vetëm njoftimi zyrtar. Një vit pas largimit nga Napoli, Kalidou Kulibali po përgatitet të fluturojë për në Arabinë Saudite, duke hequr kështu fanellën e Çelsit pas vetëm një sezoni.

Senegalezi i lindur në vitin 1991 do t’i bashkohet listës së lojtarëve që fluturojnë në Arabinë Saudite nga Europa, pavarësisht se ka një kontratë trevjeçare me opsion për një sezon tjetër me klubin londinez. Një kontratë e rëndësishme që ish-mbrojtësi i Napolit do të nënshkruajë me Al Hilal.

Sipas Calciomercato.it, Kulibali do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Al Hilal, për një pagë prej 20 milionë euro plus bonuse. Nga ana tjetër, Çelsi do të arkëtojë 25 milionë euro. Klubi londinez kishte shpenzuar pak më pak se 40 milion vitin e kaluar për ta rrëmbyer nga Napoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!