Dy sfida për të nominuar finalistët e Euro 2023 të Under 21

Nisin sot takimet gjysmëfinale të Under 21 të europianit Gjeorgji Rumani.

Katër skuadrat Izrael, Angli, Spanjë dhe Ukrainë sot në fushë për të formësuar çiftin final të këtij kompeticioni të rëndësishëm të UEFA-s.

Dy ndeshjet do të zhvillohen në dy fasho oraresh. Fillimisht në 18:00 në Batum (Gjeorgji) takimi Izrael-Angli ndërsa në 21:00 përballja e Bukureshtit (Rumani) ndërmjet Spanjës dhe Ukrainës.

Te takimi i parë gjysmëfinal të dyja skuadrat janë ndeshur edhe në Grupin C teksa sfida mes tyre përfundoi 2-0 për ‘Tre Luanët’.

Edhe dueli i mbrëmjes Spanjë- Ukrainë mbart brenda rezultatin 2-2 mes tyre si pjesë e Grupit B.

Sot/ Euro 2023, UEFA Under 21

18:00

Izrael- Angli

21:00

Spanjë-Ukrainë/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!