Euro 2023,U21/Ukraina eleminon Francën, Anglia kalon me vështirësi

Pas Izraelit dhe Spanjës sot ishte radha e dy biletave të tjera të gjysmëfinaleve të Euro 2023 për Under 21.

Në 18:00 në Kutasi (Gjeorgji), Angli- Portugali prodhoi një sfidë të dobët me ishullorët e Anglisë që realizuan një gol model por që në fraksionin e dytë vuajën shumë për të ruajtur kualifikimin për në gjysmëfinale.

Ndërkohë në 21:00 dueli i fundit i kësaj faze Francë- Ukrainë luajtur në Kluzh (Rumani) prodhoi dhe befasinë e madhe të këtij turi.

Ndonëse Franca favorite kaloi e para në epërsi në minutat në vijim Ukraina jo vetëm barazoi por shënoi dhe dy gola të tjerë duke bërë që të jetë ajo përballë Spanjës në turin gjysmëfinal.

Sot:

Under 21/ Çerekfinale në Gjeorgji dhe Rumani:

18:00

Angli- Portugali 1-0

21:00

Francë- Ukrainë 1-3

Ndërkaq duelet gjysmëfinaliste luhen më 5 korrik dhe do të jenë:

Izrael- Angli

Spanjë-Ukrainë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!