Under 21, ‘Euro 2023’/Anglia finalistja e parë

Kurtis Xhons i Anglisë u shpall njeriu i ndeshjes.

Gjysmëfinale Under 21: Izrael- Angli 0-3

Anglia është finalistja e parë e Kampionatit Europian U21. Në Batumi Arena, skuadra e Lee Carsley fundos Izraelin me shifrat 0-3.

Njëri nga protagonistët e sfidës Kul Palmer, mesfushor sulmues i lindur në 2002 i Mançester Sitit, autor i një goli dhe dy asistimeve. Gibs-Ujat (Notingham Forest) zhblloki ndeshjen në pjesën e parë, pasi më herët kishte humbur një penallti, ndërsa goli i tretë i ‘Tre Luanëve’ të vegjël, u nënshkrua nga Arçer (Aston Vila).

Anglia në finale do të presë Spanjën ose Ukrainën e cila do të nisë në orën 21:00 në Bukuresht./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!