Martino në prezantim: Me Leon e Buskets konkurentë në MLS

Sikundër ishte parashikuar argjentinasi i trajningut Tata Martino është prezantuar si trajneri i ri i ekipit Inter Majami. Ai foli gjatë konferencës së prezantimit për projektin e ri të klubit amerikan pjesë e së cilit janë dhe Lionel Mesi e Serxho Buskets.

Në këtë pikë Martino tha:

“Nuk është kjo ajo që kemi ardhur të bëjmë këtu. Ne dëshirojmë të luajmë dhe rivalizojmë, të konkurrojmë për trofe. Kam biseduar me Leon dhe Serxhon, për dëshirën e tyre për të patur edhe këtu sukses.

Ata janë kampionë të botës, kampionë të Spanjës, ikona të futbollit. Nuk janë lojtarë që kanë ardhur këtu për pushime, por për të dueluar për fitore. Nuk e shohin këtë aventurë si luks, pasi e kanë futbollin e fitoren në gjak e këtë gjë do të bëjmë edhe këtu”, tha Tata Martino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!