Buskets te Inter, firma ende s’ka ardhur

Serxhio Buskets i bashkohet Lionel Mesit në Inter Miami. Klubi amerikan njoftoi ardhjen e tij me një video në Twitter ku emri i tij nuk lexohet në mënyrë eksplicite edhe pse referenca është e qartë.

Ashtu si në rastin e argjentinasit, edhe për ish mesfushorin e Barçës dhe kombëtares spanjolle do duhet të presë derisa të nënshkruajë kontratën zyrtare me klubit e Devid Bekam.

Duket se për 34 vjeçarin e lindur në Sabadell, ka ndonjë pikë kontrate për t’u zgjidhur.

Megjithatë, Miami ka postuar një video ku tregohen citate nga Pep Guardiola, Ksavi Hernandez, Luka Modriç dhe Mesi duke lavdëruar Buskets. Në radhë për t’ju bashkuar skuadrës së MLS duket dhe Zhordi Alba. Gjithësesi, Buskets, duket punë e kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!