Ramos drejt Inter, Bekam e do me Mesin

Serxhio Ramos me Lionel Mesin dhe Serxhio Buskets? Nuk është një merkato fantazie, por ideja e tretë e mundëshme e Inter Majamit gjatë verës.

Me pak fjalë, David Bekam duket se ka një dobësi për kampionët që kanë bërë historinë e La Liga-s dhe, sipas Mirror, ai synon hapur ish-qendërmbrojtësin e Real Madridit pas ardhjes së dy ish-senatorëve të Barcelonës.

Ramos, i cili pa kontratën e tij me Paris Saint-Germain të skadonte të premten e kaluar, po shqyrton gjithashtu një ofertë nga Sevilja. Qendërmbrojtësi spanjoll mbushi 37 vjeç më 30 mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!