Merkato europiane, Morata pritet në Milano, Onana në Mançester

Dje ishte dita e vizitave mjekësore e Markus Turam, i cili firmosi kontratën që e lidh me Interin, por sot radha i takon Timoti Ueah dhe Loftus-Çik.

Amerikani i biri i legjendës Zhorzh Ueah, zbarkoi në Torino mbrëmjen e djeshme. Gati për t’u bërë lojtar i ri i Juventusit.

Edhe te Milani është dita e vizitave mjekësore. Gjithçka është gati për nënshkrimin e parë nga Çelsi. Kuqezinjtë kanë gati edhe kthimin e Alvaro Moratës i cili pritet të zbarkojë sot në Milano.

Ndërkohë serbi i Lacios Milenkoviç- Saviç duket se do të vendosë mes Juves dhe Interit.

Në anën tjetër Mançester Junajtid teksa ka pikasur mesfushorin e Benfikës Zhoao Neves (18), ka vendosur të paguajë 50 milionë euro + shtesën e kërkuar nga Interi për Andre Onanën.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilo, do të ketë sot dhe nesër një takim në Ibiza me agjentin e Onanës ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!