Qardaku te Vora, Bylis e ‘zyrtarizon’

Vora e Artan Mërgjyshit godet me një afrim të rëndësishëm në këtë merakto vere. Shkodrani Eridon Qardaku i është bashkuar skuadrës e cila për herë të parë do të garojë në Kategori të Parë. Në fakt më herët ishte vetë klubi vorak që e prezantoi si afrim të fundit anësorin me të kaluar te Bylis.

Klubi i Vorës me anë të një tjetër postimi ka njoftuar se nesër do të zbresë në fushë për të nisur me fazën përgatitore.

Njoftimi falenderues i Bylis

‘Eridon Qardaku, pas 4 sezoneve me skuadren tone, nga sot do te jete pjese e ekipit te Vores per te vijuar karrieren. Klubi yne e ka shitur sulmuesin anesor, pasi ka gjetur gjuhen e perbashket me Voren, por nisur edhe nga fakti se pjese e kontigjentit te sezonit te ardhshem do te jene Felipe Souza, Emini, Lajthia dhe nigeriani Hasan. FK Bylis e falenderon Eridon Qardakun per kontributin e dhene ne familjen tone dhe i uron suksesene vijimin e karrieres!” shkruan klubi i Bylis në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!