Kartal zë vendin e Zhezus te Fenerbahçe

Ismail Kartal rikthehet në pankinën e Fenerbahçes. Trajneri 62-vjeçar turk, i cili ka drejtuar klubin e Stambollit në disa periudha të ndryshme (nga sektori i të rinjve në ekipin e parë) zë vendin e portugezit Horge Zhezus.

Kartal ka nënshkruar për një sezon me një opsion që lidhet me arritjen e objektivave. Kjo do të thotë se i rikthyeri i lindur në Stamboll, në rast trofesh mund të zgjasë dhe më tej.

Ndërkaq gjigandët e Stambollit mbyllën të dytët kampionatin që u fitua nga Gallatasaraji dhe do të garojnë në Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!