Euro Under 21/ Spanja e para e Grupit B, Gjeorgjia debutuese në çerekfinale

  • Holanda dhe Belgjika eleminohen nga Euro Under 21 në Grupin A. Abel Ruiz talenti spanjoll (iberiket me formacionin e dytë) realizon në të 90′ dhe eviton humbjen ndaj Ukrainës.

Sot në orën 18:00 përballjet Holandë-Gjeorgji prodhuan shifrat 1-1 dhe Portugali- Belgjikë 2-1. Ky grup ndryshe nga ai B i cili luajti në mbrëmje dhe kishte përcaktuar verdiktet, u desh vërshellima e fundit për të dërguar me tej dy kombëtare moshash.

Ngjau pikërisht në minutën e 89′ të sfidës Portugali- Belgjikë teksa për luzitanët u akordua një penallti e dyshimtë shndërruar në gol nga Tiago Dantes. Në sfidën tjetër, Holanda nuk kaloi debutuesit e Gjeorgjisë me shifrat e barabartë 1-1 duke mbetur jashtë.

Ndërkohë në 20:45 dy ndeshjet e Grupit B. Në fakt u luajt për ‘qejf’ pasi si Spanja ashtu dhe Ukraina të cilat barazuan 2-2 e kishin prerë biletën çerekfinale. Ndërkohë ndeshja e të eliminuarëve Kroaci- Rumani, luajtur në Bukuresht, përfundoi 0-0.

Euro 2023 për U21, sot:

Grupi A: 18:00

Holandë-Gjeorgji 1-1

Portugali- Belgjikë 2-1

Grupi B: 20:45

Kroaci- Rumani 0-0

Spanjë- Ukrainë 2-2 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!