Europiani U21/ Sot përcaktues për Grupin A

Europiani Under 21 teksa po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani do të vijë sot me 4 takime të xhiros së tretë dhe të fundit në grupe.

Kështu në Grupin A me start orën 18:00 dy përballjet Holandë-Gjeorgji dhe Portugali- Belgjikë. Ky grup udhëhiqet nga vendasit e Gjeorgjisë me 4 pikë. Ndjekin Belgjika dhe Holanda me nga 2 dhe mbyll Portugalia me një pikë. Kështu për të mësuar dy skuadrat që dalin nga grupi pritet të shihet fundi i të dyja takimëve.

Ndërkohë në 20:45 dy ndeshjet e Grupit B. Ata janë; Kroaci- Rumani dhe Spanjë- Ukrainë. Në këtë grup, çështja e kualifikimit është mbyllur pasi Spanja dhe Ukraina kanë kaluar në çerekfinale. Te ky çift pritet të mësohet se cila nga këto kombëtare U21 do të zërë vendin e parë.

Euro 2023 për U21, sot:

Grupi A: 18:00

Holandë-Gjeorgji

Portugali- Belgjikë

Grupi B: 20:45

Kroaci- Rumani

Spanjë- Ukrainë /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!