Euro U21/ Anglia e kualifikuar, biletat e fundit në grupe…

Europiani i U21 teksa luhet në Gjeorgji dhe Rumani sot me katër sfidat e fundit në grupe.

Në orën 18:00, Grupi C me dy takimet; Angli- Gjermani dhe Izrael- Republika Çeke. Në këtë grup me sfidat që zhvillohen në Gjeorgji, Anglia e ka siguruar kualifikimin ndërsa bileta e fundit për në çerekfinale do të zgjidhet nga rezultatet e sotme ku natyrisht favorite për të kaluar është Çekia (i mjafton një barazim).

Ndërkohë në Rumani dy ndeshjet e Grupit D do të vijnë në orën 20;45. Ato janë; Zvicër- Francë dhe Itali- Norvegji.

Ky grup kryesohet nga Franca me 6 pikë por në lojë janë dhe Zvicëra dhe Italia me një formulë për tu zbardhur në fund. Me pikë të barabarta shihen ndeshjet direkte dhe më pasi golaverazhi.

Grupi C: 18:00

Angli- Gjermani

Izrael- Republika Çeke

Grupi D: 20:45

Zvicër- Francë

Itali- Norvegji /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!