Sot dy seanca, Partizani ka gati testin me Strugën

Kampionët e Superiores ecin paralelisht me ndërtimin e grupit të ri dhe seancat përgatitore në Pogradec. Klubi shkruan në rrjete se të enjten Partizani do të ndeshet në miqësore me kampionën e Maqedonisë së Veriut, Strugën.

Sigurisht trajneri i kuq Zoran Zekiç, po mendon seriozisht për sfidën europiane të Champions me Bate Borisov të 11 korrikut.

Klubi në njoftim:

“Ekipi vijon përgatitjet në Pogradec. Në drejtimin e trajnerit Zoran Zekiç dhe stafit skuadra ka zhvilluar dy seancat e radhës stërvitore, paradite dhe pasdite. Në 29 qershor ekipi do të zhvillojë edhe miqësoren përballë Strugës, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!