Zekiç nis me fitore, Tirana dy humbje radhazi në teste

E nis me fitore Zoran Zekiç aventurën e tij te Partizani. Në miqësoren e sotme luajtur në Pogradec ndaj Strugës së Duros, Mensah shënoi golin e vetëm në minutën e 65′.

Të kuqtë e dërgojnë në 8-të numrin e rezultateve pozitive teksa që pas humbjes me Laçin 3-2 në kampionat, kanë arritur 7 fitore dhe një barazim me Tiranën 1-1.

Ndërkohë Tirana në testin e sotëm luajtur në Ohër u mund 3-1 nga Ballkani. Ardit Hila gjën golin e vetëm për bardheblutë të cilët ende janë në ndërtim e sipër. Skudra e Shehit vetëm në pak ditë ka afruar ‘gjysmë skuadre’ ndaj dhe koha për t’u përshtatur duket se nuk ka mjaftuar dhe aq.

Për t’u përditësuar, kjo është miqësorja e dytë për nënkampionët e Abissnet Superiore në tokën maqedonase pas asaj humbje 2-1 me Dukagjinin e Superligës kosovare. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!