Tre teste të skuadrave ‘europiane’, Tirana bie në “Dukagjin”

Skuadrat pjesëmarrëse në Conference League nga Abissnet Superiore Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, krahas përgatitjeve intensive zhvilluan sot ndeshje miqësore me rival të ndryshëm.

Kështu bardheblutë e Orges Shehit u ndeshën në Ohër me Dukagjinin e Klinës të cilën e humbën 1-2.

Në Bolu të Turqisë, Egnatia prodhoi barazimin 0-0 me rumunët e Hermanshtad.

Ndeshja tjetër i takoi Vllaznisë së Shkodrës. Ekipi i drejtuar nga Migen Memelli mundi thellë 0-4 vendasit e Medjugorje nga Bosnja-Hercegovina.

Sakaq, Partizani skuadra që do të luajë në turin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Bate Borisov, vijoji përgatitjet në Pogradec.

/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!